Policia e Beratit ka sekuestruar 80 kilogramë hashash në operacionin e koduar “Çifliku”, si dhe ka vënë në pranga katër shtetas për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në operacionin e ndërmarrë nga uniformat blu, në pranga ranë shtetasit Florud, Guxim, Dashnor dhe Saimir Çifliku, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e drogës e ndarë në disa thasë, një armë zjarri si dhe një furgon tip Mercedes Benz, i cili shërbente për transportin e drogës.












