Polina Buckley dhe Nick Alexander
Ngjarja e Parisit e cila tronditi mbarë botën la pas shumë viktima dhe të plagosur. Dëshmitarë të cilët e kanë parë ngjarjen nga afër tregojnë më shumë detaje rreth asaj që ndodhi të Premten e zezë.
Një 49-vjeçare e cila ishte mbrëmjen e së Premtes spektatore në teatrin e Bataclan, tregon historinë e saj se si u qëllua në të dyja këmbët nga terroristët.

Helen Wilson
Helen Wilson nga Los Angeles ishte shpërngulur në Paris pak kohë më parë dhe mbrëmjen e tmerrit ajo shkoi të ndiqte koncertin e mikut të saj Nick Alexander, i cili ishte pjesë e grupit amerikan “Eagles Of Death Metal” dhe humbi jetën gjatë sulmit.

Nick Alexander
Helen tregon për “The Telegraph” se si pa t’i vdiste në krahët e saj miku të cilin ajo e dashuronte. Ajo thotë se kur e qëlluan Nick, u përpoq ta mbante zgjuar dhe më pas i bëri frymëmarrje artificiale por kjo nuk arriti dot ta mbante në jetë. “Por të paktën arrita t’i them që e doja”, është shprehur Helen.

Polina Buckley
Ndërsa Nick kishte udhëtuar për në Paris për koncertin e grupit, e dashura e tij Polina Buckley nuk kishte mundur ta shoqëronte.
Menjëherë pasi dëgjoi për ngjarjen e Parisit ajo shkroi në “Twitter”…
“Dikush të më ndihmojë të gjej të dashurin tim Nick Alexander”. Pak minuta me vonë në një tjetër postim ajo shpërndau fotografinë e tyre me mbishkrimin “Më ndihmoni ta gjej”.

Mesazhi Polina Buckley në “Twitter”
Pas lajmit të vdekjes së tij, i cili u bë publik edhe nga deklarata e Helen, Polina Buckley shpërndau një mesazh prekës.
Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook, “Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë dashuria e jetës time”.
Ndërkohë në instagram ajo poston foto të Nick dhe një shënim ku ai i ka shkruar se e donte.











