Një shtetas italian është kapur në Portin e Vlorës teksa tentonte të kalonte drejt Italisë 50 kilogramë drogë. Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion tip “Scania”, me targë CH663JM.
Policia e Vlorës gjatë kontrollit të ushtruar në Port, ka konstatuar lëndën narkotike, të cilën e ka sekuestruar, si dhe ka ndaluar drejtuesin e kamionit.












