Ekspertët e Avokatit të Popullit, nisin hetimin për ngjarjen e rëndë në IEVP-në e Shën Kollit, ku një i ri humbi jetën në paraburgim Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, ku një i ri humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa qëndronte në ambientet e baraburgimit, në IEVP-në e Shën Kollit, Lezhë. Pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëhen verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji. Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.












