Lëvizja Socialiste për Integrim është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar dhe miratuar projektbuxhetin e kësaj partie për vitin 2016. Kreu i LSI në fjalën e tij është ndalur te rëndësia e transparencës s i takon financimit të partisë, shpenzimeve dhe organizimit.
Meta theksoi ndërkaq rëndësinë e procesit të dekriminalizimit, si dhe disa masa të vendosura sa i takon përfaqësimit politik.
Por ajo që mund të “lexohet” si e papritur, ka qenë apeli i Ilir Metës për distancim nga praktikat korruptive, e thënë ndryshe nga “blloku shënimeve”. Duke folur për një platformë brenda LSI-së Meta inkurajoi mospërfshirjen e biznesmenëve në politikë për të shmangur në maksimum të konfliktin e interesit.
Sipas kreut të LSI-së, “asnjë përfaqësues i kësaj force politike nuk duhet të pranojë asnjë sugjerim apo ndërhyrje që nuk duhet, të distancohen nga praktikat e korrupsionit dhe të shërbejnë me përkushtim, ne dënojnë shfaqjet e arrogancës. Transparenca është e vetmja rrugë që forcon besimin”, vijoi Meta, i njohur e shndërruar si “njeriu me bllok”, pas denoncimit publik që i bëri Dritan Prifti, për “ndërhyrje” e “praktika korrupsioni”.












