Një grabitje me armë ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë është shpallur në kërkim 40-vjeçari me iniçialet F. Gj., i cili mbrëmjen e djeshme në zonën e Medresesë në Tiranë ka grabitur një të ri.Rreth orës 18:00 i shpalluri në kërkim pranë drejtorisë së Ujësjellësit të Tiranës, nën kërçënimin e një arme, thikë, i ka marrë telefonin “Samsung”, 16 vjeçarit me inicialet E. D.Pasi i ka marrë telefonin, 40-vjeçari F. Gj., është larguar duke humbur gjurmët, ndërsa poliçia e ka shpallur në kërkim.












