Nga Vlora, në kuadrin e turit “të pastrojmë Shqipërinë”, Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët, ku po mos të lëshonte ndonjë batutë, do të dukej se ishte i njëjti takim që zhvilloi dje me përfaqësues të biznesit të vogël. Sepse, nuk mungoi shpjegimi për heqje e ulje taksash për këtë kategori biznesi.
Midis shpjegimeve për taksat e Edi Rama ka lëshuar edhe ndonjë batutë.
Batuta për Koço Kokëdhimën
Duke shpjeguar shkakun e mungesës së dritave, sidomos në sezonin e verës, Rama fajësoi rrjetin e amortizuar të shpërndarjes.
“Shtyllat elektrike, kanë moshën e Koço Kokëdhimës, si edhe moshën më të madhe të shumicës pej jush në këtë sallë”.
Batuta për veten e tij
Duke justifikuar padurimin banorëve të Vlorës,ëpr premtimet e bëra prej atij vetë, Edi Rama u shpreh se,
“Vlonjatët janë të paduruar, e kanë në gjak. Edhe unë jam i paduruar, sepse kam gjak vlonjati”











