Rebani Jaupi është prezantuar sot, si zëvendësdrejtori i ri i Policisë së Shtetit. Prezantimi i Jaupit është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Jaupi ka marrë gradën “Drejtues i Lartë”, ndërsa me urdhër të ministrit të Brendshëm, është emëruar në këtë detyrë.
Në bazë të ligjit të ri të Policisë së Shtetit, hierarkia në këtë organ përcakton drejtorin, zëvendësin e tij dhe pesë drejtorë të përgjithshëm që i përkasin pesë sektorëve të ndryshëm.
Më herët, Rabani Jaupi mbante detyrën e drejtorit për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit, detyrë sot e merr Lutfi Minxhozi











