Gjatë operacionit të sotëm në Saint Denis në Francë kundër terroristëve që bën sulmin e të premtes së kaluar ku humbën jetën 132 persona, është vrarë edhe një qen i forcave speciale i stërvitur për situata të tilla. Në një njoftim publik të Policisë Kombëtare franceze thuhet se Diesel (emri i qenit) i moshës 7 vjeç, qen gjuetie dhe sulmi është vrarë nga terroristët gjatë operacionit të policisë.











