Ish-kreu i Doganës, anëtari i Asamblesë së PS-së, Petrit Ago ka ironizuar, ndërsa ka hedhur dyshime për mënyrën se si ka kaluar kamioni me drogë nga porti i Durrësit drejt Italisë, kur duhet të jetë skanuar më parë në port. Objekt i ironisë së ish-kreut të Doganave, është kompania “Rapiscan” e kontaktuar së fundmi nga qeveria, në vend të “Crown Agents”, për skanimin e mallrave që hyjnë e dalin në kufirin shqiptar.
Ironinë dhe dyshimin e tij, e ka shprehur nëpërmjet një postimi në “Facebook”
Postimi i plotë i Petrit Agos në “Facebook”
“Sot janë kapur 1650 kg drogë në Bari e cila kishte kaluar me kamion nga Durrësi. Është skanuar apo jo? Nëse jo, pse? Ku është skaneri i Rapiscan-it?
Për këtë kamion Rapiscan-i është paguar. Në qoftë se është kontrolluat duhet të dali përgjegjësia. Në qoftë se jo, pse? Të lumtë o Rapiscan, të gjithë i pjell pula, juve ju polli gjeli”.












