Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është gjendur në pozitë të vështirë sot paradite ndërsa karrigia ku ulet zakonisht në Parlament është thyer.
Si për rastësi thyerja e karriges ka ndodhur ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, po kritikonte pikërisht punën e Tahirit në krye të ministrisë dhe po i referohej fjalimit të ambasadorit Lu.
Zhurma e krijuar dhe skena e pazakontë ka sakatuar të qeshura të forta në sallë dhe Ristani e ka ndërprerë gjithashtu fjalën e tij nga gazi i papritur.
“I rëndon pesha e krimit”, ka qenë batuta që Risatani ka lëshuar.












