• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Luan Rama: Nuk ka asnjë marrëveshje PS-LSI, nuk mbështesim asnjë kandidat në zgjedhjet e Kavajës

admin by admin
3 April, 2017
in Politika
0
Luan Rama: Nuk ka asnjë marrëveshje PS-LSI, nuk mbështesim asnjë kandidat në zgjedhjet e Kavajës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari parlamentar i LSI-së, Luan Rama ka zbardhur sot dicka nga darka e mbrëmshme Rama-Meta. Sipas tij, asnjë marrëveshje nuk është arritur mbrëmë midis dy krerëve të koalicionit qeverisës. Nga ana tjetër Rama rikonfirmoi qëndrimin e LSI-së për mos marrjen pjesë në zgjedhjet e Kavajës. Ai sqaroi se në këto zgjedhje nuk mbështesim dhe nuk votojmë asnjë kandidat.
“LSI nuk është regjistruar e as nuk do të regjistrohet në zgjedhjet e Kavajës.
Mediat kanë rënë në grackën e një disinformimi.
Anëtari i KZAZ-së është paraqitur në respekt të ligjit. Kjo nuk do të thotë pjesëmarrje e LSI në këto zgjedhje.
Ne nuk mbështesim e nuk votojmë askënd që ka te bëjë me zgjedhjet e Kavajës.Kush ju tha që ka pasur një marrëveshje mbrëmë”, u shpreh midis të tjerave Luan Rama.

Prononcimi i plotë për media i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama

luan rama, prononcim kuvendiMë vjen keq që jeni ushqyer nga një burim gënjeshtër dhe keni dhënë një lajm të gënjeshtërt në lidhje me procesin zgjedhor në Bashkinë e Kavajës.
Lëvizja Socialiste për Integrim as nuk është regjistruar dhe as nuk do të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhje e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës.
Ky ka qenë një qëndrim i hapur, institucional, transparent, i bërë i njohur më parë dhe për shkak të faktit që keni rënë në grackën e një dezinformimi jam i detyruar t’jua përsëris edhe një herë. Nuk do të jemi pjesë e procesit zgjedhor në Bashkinë e Kavajës.

Pyetje nga gazetarët

Po ju keni dërguar anëtar të KZAZ-së?

Më lejoni edhe një herë të shpjegoj qartë. LSI nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kavajës. Anëtari i KZAZ-së, që është pjesë e administratës zgjedhore, për shkak të ushtrimit të përgjegjësive në zbatim të ligjit, ka shkuar në këtë KZAZ për të mos bllokuar, pra për të konstituuar dhe për të bërë funksional veprimin e KZAZ. Po kjo nuk është pjesëmarrje e LSI-së në zgjedhje, kuptojeni qartë këtë zgjedhje.

Jeni regjistruar në ditën e fundit brenda afatit që është bërë thirrje nga KQZ për të depozituar emrat për anëtar të KZAZ?

Nuk ka lidhje me pranimin apo me prezencën tonë në zgjedhje për Bashkinë e Kavajës.

Kandidatin e PS do ta mbështesni?

Nuk jemi pjesë e procesit, as për ta mbështetur, as për ta votuar dhe për asnjë gjë tjetër që ka të bëj me zgjedhjet në Kavajë.
Ne e kemi theksuar edhe një herë e theksojë, për LSI është shumë i rëndësishëm procesi zgjedhor, janë të rëndësishme zgjedhjet korrekte, demokratike, të lira, të ndershme dhe transparente, dhe i gjithë investimi ynë do të jetë në funksion të realizimit të zgjedhjeve mbi bazën e standardeve dhe të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Të gjitha të tjerat pastaj nuk janë asgjë më shumë se “llogje Kavaje” dhe unë nuk merrem me “llogje Kavaje”.

Po marrëveshja e cila flitet se është dakordësuar gjatë ditës së djeshme, ka pasur një të tillë gjatë takimit Rama-Meta? Kur do të mblidhen forumet pasi është njoftuar për një mbledhje të Kryesisë së LSI-së?

Forumet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mblidhen në respekt të të gjitha afateve dhe në respekt të axhendës tonë politike dhe elektorale dhe në funksion të përmbushjes së prioritetit madhor që është i lidhur me interesat e vendit për zgjedhje të lira, të ndershme, transparente dhe në përputhje me standardet, ne mund të thërrasim kryesinë shumë shpejt, Komitetin Drejtues Kombëtar dhe po qe nevoja edhe Asamblenë Kombëtare. Por çdo gjë në kohën e duhur dhe në respekt të plotë të të gjithave atributeve të përfaqësimit dhe vendimmarrjes që kanë strukturat e LSI-së.

Pra ju po thoni që nuk ka një dakordësi për një marrëveshje të re?

Unë nuk thash asgjë. Unë thash se nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme të Kavajës, sepse ju thatë dhe dhatë një lajm të gënjeshtërt.

Po në zgjedhjet e përgjithshme do të merrni pjesë në koalicion me PS?

Për zgjedhjet e përgjithshme, angazhimi ynë, investimi ynë dhe interesi ynë është që të jenë zgjedhje për Shqipërinë dhe jo zgjedhje për partinë.

Previous Post

Zbardhet takimi Bashës me Arvizu dhe Lu: Qeveria teknike rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Next Post

Si e shitën rusët Alaskën “për një copë bukë”

admin

admin

Next Post
Si e shitën rusët Alaskën “për një copë bukë”

Si e shitën rusët Alaskën “për një copë bukë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.