• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prindërit e Arben Frrokut, letër ambasadorit amerikan Lu: Na zhgënjyet…, u nxituat!

admin by admin
20 November, 2015
in Politika
0
Prindërit e Arben Frrokut, letër ambasadorit amerikan Lu: Na zhgënjyet…, u nxituat!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë denoncimit të rastit të Arben Frrokut

Prindërit e Arben Frrokut, biznesmenit të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, por që u arratis para se Apeli të jepte vendimin, i janë drejtuar me një letër ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, fill pasi diplomati amerikan bëri akuzën ”bombë”, duke e cilësuar Frrokun si vrasës të shefit të policisë e kriminel që duhet t’i trembet reformës në drejtësi. Nëpërmjet një letre të gjatë që disponon “GSH”, Leze e Preng Frroku, pasi sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe faktin se djali i tyre u etiketua si autor i krimit vetëm pak orë pas ngjarjes, i kujtojnë ambasadorit Lu, se po të kishte qenë në Shqipëri në kohën e ngjarjes, do të kishte dalë në një konkluzion të ndryshëm nga ai që shprehu publikisht më datë 17. 11. 2015.
Prindërit e biznesmenit të shpallur tashmë në kërkim, i kujtojnë ambasadorit se duhet ta lërë drejtësinë të flasë, dhe në rastin e tyre, do të ishte më mirë nëse do të kishte bërë ndonjë kritikë për prokurorët.
Në fund, të dy i bëjnë thirrje ambasadorit Lu që të japë ndihmën e tij, për një vlerësim të drejtë dhe korrekt për çështjen në fjalë.

Letra e plotë


arben ffrroku, pas lirimit nga burgu

Arben Frroku pas lënies së qelisë së burgut

I nderuar z. Ambasador Donald LU!
Në radhë të parë, më lejoni t’ju uroj shëndet të plotë dhe mbarëvajtje në punën dhe misionin tuaj. Mision i vështirë dhe fisnik, në përmbushje të reformës dhe vendosjes së standardeve të demokracisë në Shqipëri. Unë që po ju shkruaj quhem Preng Frroku, babai i personit të dënuar Arben Frroku, personi që nga ju është konsideruar kriminel shumë i rrezikshëm që lëviz i lirë.
Z. Ambasador!
Pasi dëgjova fjalët tuaja, që për fatin e mirë ju i shqiptuat në gjuhën shqipe, u ndjeva shumë keq, madje u ndjeva i zhgënjyer nga ju, pasi mendoj se konkluzioni juaj është i nxituar, pasi djali im ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe si rrjedhojë e kësaj drejtësia shqiptare akoma nuk e ka dhënë fjalën e fundit në çështjen penale kundër tij.
I nderuar z. Ambasador!
Unë e vlerësoj shumë punën tuaj dhe mendoj se fjalët dhe orientimet tuaja janë piketa për qeverinë dhe ministrat tanë, por do t’ju lutesha shumë që, ato mesazhe që jepni të jenë sa më të paanshme, sa më të sakta, dhe ajo që është më kryesorja, të jepen në momentin e duhur. Këtë jua thotë një burrë i moshuar që jam unë, me shumë vite mbi shpinë, jo me shkollë shumë, por me shumë vite eksperiencë nga jeta.
I nderuar z. Ambasador!
Unë së bashku me familjen time, gjatë gjithë jetës kemi vuajtur shumë, kemi vuajtur në sistemin e komunizmit, dhe për fatin tonë jo të mirë, po vuajmë edhe tani. Madje akoma më shumë tani që erdhi koha e demokracisë. Vuajtjet e mia dhe të familjes sime konsistojnë në kalvarin e gjyqeve të filluara nga prokuroria kundër fëmijëve të mi, ku ende pa përfunduar gjyqet kundër tyre, ata janë konsideruar fajtorë të ngjarjeve shumë të rënda, madje kaq shpejt te rasti i Arbenit, sa as tri orë nuk kishin kaluar nga vrasja e shefit të policisë, kur drejtoria e Policisë Tiranë kishte deklaruar se kishte identifikuar autorin e vrasjes, duke nominuar emrin e djalit tim, Arben Frroku, si autorin e vrasjes së shefit të policisë, të ndjerit Dritan Lamaj. Që në vitin 2013, që djemtë e mi vendosën t’i futeshin politikës, gjërat për të gjithë ne familjarët e tyre kanë ndryshuar. A thua se ne ishim një tabelë qitjeje, si nga njëri krah, po ashtu edhe nga krahu tjetër i politikës, ku të gjitha këto palë, me qëllimin e vetëm të fitonin ndopak pikë në fushatën elektorale të vitit 2013, gjë e cila ka vazhduar për shumë kohë, deri edhe në ditët e sotme. Është e vërtetë që, për fatin e keq të tij dhe të familjes, më datë 24. 02. 2013, në Tiranë është vrarë një shef policie, i ndjeri Dritan Lamaj.
Ju z. Ambasador, në shkurt të 2013-ës, duke mos qenë në Shqipëri, nuk arrini ta imagjinoni se sa shumë është përfolur për djalin tim, që në orët e para pas ngjarjes, duke e deklaruar atë si autor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Kjo si pasojë e një konflikti të mëparshëm që djali im, Arben Frroku, kishte pasur me viktimën Dritan Lamaj, konflikt të cilin djali im e kishte denoncuar dhe po e ndiqte në rrugë ligjore. Që natën e vrasjes së shefit të policisë, më datë 24. 02. 2014, pas afro tri orësh Arbeni është konsideruar autor i kësaj vrasjeje, pa pasur as edhe një provë të vetme. Jo vetëm atë natë, por as edhe pas dy vitesh, deri kur më datë 03. 04. 2015, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e deklaroi të pafajshëm, duke deklaruar se ai nuk kishte lidhje me atë vrasje të rëndë.
I nderuar z. Ambasador! Jam shumë i sigurt që po të kishin qenë në Shqipëri në shkurt të vitit 2013 dhe në vazhdim, edhe ju si observator i jashtëm, po ashtu sikurse çdo shqiptar tjetër që ka dëgjuar për këtë çështje penale, nuk do të kishin bërë një deklarim të tillë kundër djalit tim, Arben Frroku, duke e konsideruar autorin e asaj vrasjeje të rëndë. Duke e konsideruar si një kriminel që i shmanget drejtësisë dhe lëviz i lirë. Madje, mund të them se po të kishit qenë në Shqipëri nga data e vrasjes e në vazhdim, ju garantoj se do ta kishit pasur të pamundur të mos përfshiheshit edhe ju në diskutime për këtë çështje në rrethet tuaja miqësore, pasi ato të gjitha të ashtuquajturat prova që mendonte të kishte prokuroria, ishin bërë publike dhe i dinin të gjithë, dhe si pasojë e kësaj, mendoj se do të kishit dalë në një konkluzion krejtësisht ndryshe nga ç’keni dalë më datë 17. 11. 2015. Madje, mendoj se do të kishit dalë me kritika shumë të ashpra kundër asaj trupe gjyqësore të Gjykatës së Apelit, që ka vendosur ta shpallë fajtor Arben Frrokun, duke e ftuar të gjithë trupën gjyqësore të japë vendime vetëm duke u bazuar në provat e dosjes dhe të pandikuara nga rrethana të tjera të jashtme. Sikurse janë deklarimet e politikanëve, që bëhen për interesa politike, nga ku dhe vendimet e gjykatave nuk pasqyrojnë realitetin e dosjes, por janë rrjedhojë e një presioni të jashtëm mbi gjykatat që japin vendimin. Ju kujtoj, se në vendimin që ka marrë Gjykata e Apelit kundër Arbenit, jo të gjithë gjyqtarët e trupit gjykues e kanë konsideruar fajtor djalin tim. Në përbërje të kësaj trupe të Apelit kishte gjyqtarë që e kanë deklaruar të pafajshëm djalin tim dhe, si rrjedhojë, është dënuar jo me votë unanime nga kjo trupë gjyqësore.

 

Previous Post

I PENDUARI/ Rrëfimi i ish-luftëtarit shqiptar të ISIS-it: Pse ju bashkova terroristëve dhe pse u ktheva

Next Post

Punonjësja e ekuipazhit të tragetit trafik droge nëpërmjet detit

admin

admin

Next Post
Punonjësja e ekuipazhit të tragetit trafik droge nëpërmjet detit

Punonjësja e ekuipazhit të tragetit trafik droge nëpërmjet detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.