Është arrestuar një 44-vjeçar nga Policia në Ersekës pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me komshiun 18-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Ilir Vaizi, 44 vjeç, banues në Ersekë, është ndaluar pas kallëzimit të kryer nga nëna e 18-vjeçarit, i cili vuan nga probleme mendore.
“Kapet dhe ndalohet një shtetas, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazote për tu mbrojtur”. Nga specialistët e Seksionit për Krimet, në Kolonjë, u kryen këto veprime: Më datë 19.11.2015, u bë kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit: Ilir Vaizi, 44 vjeç, banues në Ersekë. (I dënuar me parë për veprën penale Vjedhja. Ndalimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë nga shtetasja R.K, 48 vjeç, banuese në Ersekë, e cila deklaron se shtetasi i mësipërm , ka kryer marrëdhënie homoseksuale, me djalin e saj, shtetasin A.K, 18 vjeç. Shtetasi Ilir Vaizi, i ka kryer këto veprime, në banesën e tij, me shtetasin A.K, 18 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë , për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur” parashikuar nga neni 103 i Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin zyrtarë.











