Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Kamëz. Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i akuzuar se ka përdhunuar në banesë vajzën e tij, 15-vjeçare.
Njoftimi i plotë i Policisë e Tiranë: “Më datë 18.11.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatos Gurakuqi, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kodër Kamëz, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij F.G, vjeç 15, banuese në Tiranë, si dhe ka dëmtuar derën e një klase, në nje shkollë te mesme”- thuhet në njoftimin zyrtarë.












