Një ngjarje jo normale ka ndodhur në një fshat afër Tiranës, ku një 49-vjeçar, baba i katër fëmijëve, ka ngacmuar për muaj me radhë kunatën e tij, duke i kërkuar me ngulm të kryej marrëdhënie seksuale me atë.
Dhe kur ajo e refuzonte ai e ka kërcënuar se do t’i shkatërronte jetën dhe familjen. Kjo histori e pazakontë ka ndodhur në një prej fshatrave të Tiranës gjatë vitit 2014. Për të kanë pasur dijeni edhe familjarët e 49-vjeçarit Kujtim Hoxha të cilët janë edhe të afërmit e të gruas që ai kërcënonte, pasi ajo është motra e gruas së 49-vjeçarit.
E gjendur nën presionin e vazhdueshëm të bashkëshortit të motrës së saj, që i dërgonte edhe SMS ku i kërkonte seks, e dëmtuara D. M. e ka kallëzuar atë në polici. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi procesin gjyqësor të nisur ndaj tij për akuzën e “ngacmimit seksual”.
Ai u shpall fajtor dhe pas një gjykimi të shkurtuar, të pranuar nga gjykata, u dënua me 8 muaj heqje lirie.
Ngacmimi seksual
Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, mësohet se ne date 11. 03. 2015 Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal me nr. 2347 per vepren penale te “Ngacmim Seksual”e parashikuar nga neni 108/a/1 te Kodit Penal ne ngarkim te te pandehurit Kujtim Hoxha.
Shtetesja Majlinda Dervishi eshte banore e fshatit Berxull Tirane, dhe eshte e martuar me shtetasin Lulzim Dervishi qe per afer 21 vite, nga martesa kane lindur tre femije .
Shtetesja Majlinda Dervishi eshte moter me shtetasen Makbule Hoxha e cila eshte e martuar me te pandehurn Kujtim Hoxha dhe nga kjo martese kane lindur 4 femije .
Shtetesja Majlinda Dervishi si ne kallzim dhe kur eshte pyetyr para oficerit te policis gjyqesore ka deklaruar se kunati i saj i pandheuri Kujtim Hoxha e ka ngacmuar seksualisht qe prej muajit Mars te viti 2014. Nder te tjera shtetesaj Majlinda Dervishi ka deklaruar se i pandehuri Kujtim Hoxha ka kerkuar vazhdimisht qe te kryente mardhenie seksuale me te, se pernderysh do ta shkatarronte ate dhe familjen.
Me date 07. 10. 2014 rreth ore 21:58 i pandehuri Kujtim Hoxha i dergon njeSMS shtetases Majlinda Dervishi ne numrin e saj te telefonit elular 0682794872 me tekst, “…moj kurva m…dote q… me zor neser ne Pazar me kalove nga shtepija jote une kerkoje te bejsh ate qe dua une tregoja mesazhin burrit”.
Shtetesja Majlinda Dervishi pasi eshte njohur me SMS qe eshte derguar nga i pandehuri Kujtim Hoxha ka marre ne tel djalin e tije shetatsin Fatjon Hoxha duke i thene thuaj babait tend te mos shkruja SMS ne telefon dhe budalliqet, se kam per ta denoncuar ne polici.
Pas kesaj telefonate, i pandehuri i ka nisur perseri nje SMS ne telefonin e shtetases Majlinda Dervishi me tekst me permbajtje seksuale.
Nga kqyrja e rublikes se mesazheve te telefonit cellular te shtetsat Majlinda Dervish date 08.10.2014, ne numrin e saj celular 0682794XXX evidentohen dy SMS te derguar nga numri telefonik 0682712XXX. Ne date 07. 10. 2014 ne ore 21:58 dhe en oren 22:12 e 20 sekonda me tekst me permbajtje seksuale te cilat jane te argumentuara me siper.
Shtetesja Majlinda Dervishi ka deklaruar se keto shpreheje te derguara me SMS ja ka thene dhe direkt asaj ne prani te motres dhe te vjehrres.
I pyetur ne hetimet paraprake dhe ne Gjykate i pandehuri Kujtim Hoxha ka deklaruar se i ka derguar SMS me permbajtje te till shtetases Majlinda Dervishi jo me qellim per ngacmim seksual por pasi asaj i ka dhen 5.000.000 (pesëe milionë) leke (te vjetra) qe para 5 vjetesh dhe ajo nuk ja ka kthyer. Ky pretendim i te pandehurit nuk qendron pasi nga te gjitha mesazhet e derguara ne nr e saj te telefonit nuk ka shpreheje per leke borxh por vetem shpreheje te ngacmimit seksual. Gjithashtu nga ana e te pandehurit nuk u paraqit ndonje prove shkresore qe te provonte se shtetasi Majlinda Dervishi i ka dhene leke borxhe.
Vendimi i gjykatës
Gjykata bazuar ne nenin 384 te Kodit te Procedures Penale, vendosi:
1. Deklarimin fajtor per te pandehurin Kujtim Hoxha per vepren penale “Ngacmim seksual”, dhe ne baze te nenit 108/a/1 te Kodit Penal e denon me 1-vit burgim.
2. Ne zbatim te nenit 406 te Kodit te Procedures Penale e denon me 8-muaj burgim
3. Vuajtja e denimit per te pandehurin Kujtim Hoxha fillon nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi.
4. Denimin ta kryej ne nje burg te sigursise zakonshme.
5. Shpenzimet proceduriale ne Shumen 3000 leke dhe ato gjyqesore i ngarkohen te pandehurit Kujtim Hoxha.
6. Kunder vendimi lejohet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane branda 10 diteve , nje dite pas shpalljes.












