Foto Ilustruese
Një ditë më parë, ish-kryeministri Slai Berisha denoncoi nga salla e Kuvendit rrëmbimin e drogës, që banda me makina policia, bënë në fshatin Progonat të rrethit të Tepelenës.
Pas këtij denoncimi, në adresë të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve, DRONI.al, ka mbërritur një dëshmi, e cila konfirmon këtë deklaratë.
“Përshëndetje , sapo lexova lajmin tuaj për hajdutë me makinë policie. Kjo është shuuuumë e vërtet. Për siguri ju jap një informacion. Gjithë hashashi i Lazaratit ndodhet në fshatrat e Korçës për sigurinë e tyre sepse nuk dyshon njeri në Korçë”, denoncon një banor i zonës, i cili nuk pranon të identifikohet.
Sipas dëshmisë së tij, banori këmbëngul se, “gjithë hashashi ishte i Lazaratit, nënkupto, ai që ju konfiskua banorëve dhe se transporti vazhdon por me makina të policisë dhe ekstra përdorin karroatrecë dhe makina që është sipër, gjoja me defekt, është plot. Në fshatrat e Korçës nga rruga e vjetër është dërguar dhe strehuar kjo drogë”, denoncon banori i cili saktëson se për këtë lloj trafiku kanë dijeni dhe se kontrollohet nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
HISTORIA/ Si banditë me makinë policie ju vodhën drogën fshatarëve të Progonatit
/web/HISTORIA_Si_bandite_me_makine_policie_ju_vodhen_drogen_fshatareve_te_Progonatit_10031_1-147.php











