• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama premtim për heqje taksash “me kokë të vetë”, FMN kundër

admin by admin
20 November, 2015
in Global Image
0
Rama premtim për heqje taksash “me kokë të vetë”, FMN kundër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i beftë i qeverisë për të hequr taksat mbi biznesin e vogël ka vënë në pikëpyetje rikonfirmimin e 5-të dhe të 6 të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në nivel stafi, kjo marrëveshje u arrit në datën 10 nëntor, pas negociatave të vështira, por edhe të tendosura mes palëve. Por, kjo ishte dakordësia në nivel teknik.
Që rikonfirmimi i radhës të kompletohet plotësisht, ai duhet të miratohet edhe nga bordi i drejtorëve të FMN-së në Uashington, çfarë do i hapte rrugën lëvrimit të këstit të radhës së kredisë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, FMN dhe Ministria e Financave njoftuan se, bordi do ta miratonte marrëveshjen me Shqipërinë në mbledhjen e radhës, që është parashikuar në janar të vitit të ardhshëm.
Por, vetëm dy ditë pasi marrëveshja u arrit në nivel teknik dhe misioni i FMN ishte larguar nga Tirana, kryeministri Edi Rama, në një dalje publike lajmëroi heqjen e taksave për bizneset me xhiro deri në 5 milionë, dhe uljen e tatimit të thjeshtuar për fitimin për bizneset me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë.
Vendimi e ka kapur të papërgatitur FMN-në. Shqetësimi i këtij institucioni është se, përjashtimi nga taksat i 100 mijë bizneseve cënon integritetin e sistemit tatimor. Lajmi se, vendimi i qeverisë ka krijuar një situatë të re, të paparashikuar mes FMN dhe qeverisë, konfirmohet edhe zyrtarisht. Jens Reinke, përfaqësuesi rezident i Fondit Monetar në Tiranë tha për “Top Channel” se “vendimi krijon probleme për qëndrueshmërinë e sistemit tatimor dhe përbën një nxitje për deformim dhe shmangie taksash”.
Por, pse heqja e taksave për bizneset e vogla, e cila në total ka një efekt të papërfillshëm me vetëm 1.3 miliardë lekë, ka krijuar kaq nervozizëm për FMN? Arsyet janë dy. E para është se, kjo lëvizje cenon ndershmërinë e sistemit tatimor, pasi ata që fitojnë të ardhura përmes biznesit nuk taksohen, ndërsa ata që jetojnë me rrogën detyrohen të paguajnë taksa. Por më shumë se elementi i ndershmërisë, FMN-në e shqetëson cenimi i sistemit tatimor.
Për shkak se fasha deri në 5 milionë lekë në vit do të jetë me taksa zero, nxitja për evazion masiv është e madhe dhe shumë biznese do të tentojnë të qëndrojnë në këtë nivel. Edhe pse kryeministri deklaroi se, të gjitha sipërmarrjet do jenë të detyruara të regjistrojnë çdo të ardhur dhe transaksion, FMN frikësohet se shumë prej tyre mund të mos e bëjnë. Risku për këtë rritet edhe nga një tjetër element, pasi edhe vet Tatimet mund të jenë më pak të fokusuara te bizneset nën 5 milionë lekë, për shkak se nga ato nuk vjelin taksa.
Por përveç evazionit, heqja e taksave dhe ulja e tyre për të gjitha bizneset e vogla krijon hapësira edhe për shmangie të ligjshme taksash. Një shembull do të ishte, që bizneset e mëdha ta copëtonin aktivitetin në disa biznese të vogla, për t’i shpëtuar taksimit; ose individët me pagat të larta t’i deklaronin të ardhurat e tyre jo si të ardhura nga paga, por si të ardhura biznesi, për të mos paguar taksa. Me sistemin e ri, çdo indvid me paga deri në 400 mijë lekë në muaj, nëse i deklaron ato si të ardhura biznesi nuk do të paguante asnjë taksë.
“Ne jemi në diskutime me qeverinë sesi të zbusim pasojat dhe shpresojmë se, rishikimi i marrëveshjes do të arrihet sipas afateve të parashikuara”, tha përfaqësuesi rezident i FMN-së për Top Channel.
Qeveria pranon se ka diskutime me FMN-në për këtë çështje. Por ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj tha se, qeveria e ka bërë pjesë të paketës fiskale dhe do ta reflektojë këtë ndryshim në marrëveshjen tashmë të negociuar me sukses me FMN-në.
Mes palëve ka kontakte dhe diskutime për të gjetur një zgjidhje për këtë ngërç. Por ende nuk ka asgjë përfundimtare. Ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për gjetjen e një konsensusi, përpara se marrëveshja finale të miratohet në Uashington.

Previous Post

Berisha: Rama i lidhur me drogën si tymi i zi me blozën

Next Post

SHBA liroi sot spiunin izraelit, ishte arrestuar që në vitin 1985

admin

admin

Next Post
SHBA liroi sot spiunin izraelit, ishte arrestuar që në vitin 1985

SHBA liroi sot spiunin izraelit, ishte arrestuar që në vitin 1985

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.