Një video intime, me protagonist gazetarinSokol Balla, e publikuar disa muaj më parë në portalet on-line, është gjykuar nga gjykata si cenim i jetës private e familjare të gazetarit, duke detyruar portalin Lapsi.al, ta heqë këtë video si edhe gjithë materialet e tjera, referuara kësaj video.
Ka qenë në përballje në gjykatë, vendimi i së cilës, ka shpallur Ballën, fitues ndaj portalit.
Padia e Sokol Ballës
Paditesi Sokol Balla në muajin prill të viti 2015 me ane te nje publikimite nje vidio te filmuar ne menyre të paautorizuar brenda në ambjentet e shtepise se tije eshte cenuar rende jeta e tij private dhe familjare nga persona te panjohur dhe duke transmetuar kete video apo edhe shkrime dhe materiale te tjera me pjese te kesaje vidio ne faqet e tyre elektronike Ëeb te informimit nepermjet internetit ose nepermjet telefponave celular. Ne keto publikime te shumta te kryera është edhe kryer edhe një publikim në faqen online të Lapsi.Al sh.p.k në datën 22 Prill 2015 në orën 09.04 në një shkrim me titull, “Videopërgjimi i Sokol Ballës/A ishte një kurth?”, në të cilin transmeton lajmin për nxjerrjen e video s dhe publikon të gjitha komentet nga gazetarë të ndryshëm, dhe shkrime të tjera me këtë tematikë.
Por jo vetëm kaq por të këtyre shkrimeve në rubrikën në të cilën lejohet të komentohet prej lexuesve është lejuar të komentohen fjalë dhe shprehje të cilat janë ofenduese dhe deri se për palën paditëse
dhe nuk duhet te ishin lejuar që të publikoheshin pasi senojne rëndë personalitetin e personit.
Ky shkrim shoqëruar me një foto të paditësit e cila është shkëputur nga videoja.
Argumentet e gjykatës
Të gjitha këto të më sipër janë shkelje e të drejtave personale të paditesit duke i sjelle nje dem te konsiderueshëm atij dhe familjes së tij.
E drejta e privatesisë dhe e jetës së qetë private dhe familjare mbrohet nga Kushtetuta e Republikes se Shqipërisë në nenet 35, 36, dhe 53 dhe gjithashtu në nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut .
Me publikimin e kryer pala e paditur ne shkelje te nenit 625 te Kodit Civil i ka cenuar paditesit nderin, personalitetin e tij dhe reputacionin e krijuar nder vite si nje figure publike ne Shqiperi, si nje gazetar me emisionin “Top Story”.
Paditesit i eshte cenuar respektimi i jetes se tije private pasi te gjitha keto filmime te kryera dhe me pas te publikuara jane kryer dhe duken shume qarte qe jane ne dhomen e gjumit te tije dhe jane pjese e intimitetit te tij.
Gjithashtu me ane te ketyre publikimeve i eshte cenuar jeta e tij familjare dhe mardheniet me femijet te cilet per me teper jane te mitur dhe pamje te tilla iu cenojne formimin dhe gjendjen e tyre psikologjike.
Per shkak te ketyre ngjarjeve paditesi ka nderpre punen per nje kohe nje mujore ,duke e detyruar te mos kryej asnje aktivitet publik ,madje as mund te dale fare nga shtepia.
Të gjitha këto veprime janë të kryera me prej pales se paditur dhe kjo del jo vetëm nga publikimi i lajmit dhe pamjeve i cili qe ne fillim kuptohet që nuk duhet publikohej pasi ka përmbajtje cenuese per personin por edhe nga lejimi i komenteve nga ana e lexusit te cilët janë të panjohur dhe të paidentifikueshëm dhe i të tillë ia lejon vetës të shprehen me çfarëdo fjale që ata duan dhe pa e vrare medjen se çfarë cenojnë dhe dëmin që shkaktojnë. Ne fakt prej ketije portali online duhet të kishte qënë misioni i mbrojtjes së palës figurës së tij ai është një njeri dhe ka të drejta të plota që te gezoji jeten e tije e tij private e në atë mënyrë e cila i duket atij më e duhur ndërkohë që lejohet që të denigrohet dhe të gjykohet prej tyre si fillim dhe pastaj prej të gjithë njerëzve të cilet te tyre as nuk mund të identifikohen nëpërmjet komenteve të tyre. Publikimi i ketyre pamjeve dhe komnetet e bera edhe pse nuk jane filmuar nga pala e paditur perbejne elemnt te paligjshmerise se veprimit qe shkojne deri n e paligjshmerine e veprimit ne kuptim penal .
Gjykata duke pare sa siper arrin ne konkluzionin se pala e paditur duhet te ndalohet per publikim e matrialeve ne te gjitha format e saje te cilat jane cenuese te jetes private te paditesit dhe për rrjedhojë në kuptim të përcaktimeve të nenit 6 të Kodit te procedures Civile.
Gjykata nuk mund të dalë tej kërkimeve të parashtruara nga pala paditëse në kërkesë –
padinë e paraqitur prej saj.
Shpenzimet gjyqësore të sipërcituara në zbatim të nenit 106 të K.Pr.Civile i ngarkohen palës së paditur .
Vendimi gjykatës
Gjykata bazuar ne Nenet 126, 306-308 e vijues te Kodit te Procedures Civile si dhe Nenet 625 e vijues te Kodit Civil, vendosi:
1. Pranimin e kerkese-padise.
2. Detyrimin e pales se paditur per te ndaloji publikimet dhe heqjen e matrialeve te publikuara ne te gjitha formatet te cilat jane cenuese te jetes private te paditesit.
3. Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim te pales se paditur.
4. Kunder ketij vendimi lejohet te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, brenda 15 diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e shpalljes se tij per palen prezent dhe nga e nesermja e dites se komunikimit te vendimit per palen e paditur dhe Lapsi .Al ne mungese.
5. U shpall sot me date 15.10. 2015 ne Tirane.
Urdhri ekzekutimit
Në funksion të këtij vendimi, e njëjta gjykatë ka nxjerrë edhe një urdhër ekzekutimi.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, gjykata vendos të lëshojë urdhrin e ekzekutimit për Vendimin gjyqësor Nr. 7756 dt. 15.10.2015 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.
Për këto arsye , Gjykata bazuar në nenet 306, 310/1, 510/a, 511 të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:
• Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për Vendimin Gjyqësor Nr. 7756, datë 15.10.2015 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
• Kundër këtij vendimi nuk lejohet të bëhet ankim.












