Kreu i PD-së ka reaguar sot kundër projektligjit të pronave. Në një postim në “Facebook”, Lulzim BAsha e quan këtë të papranueshëm për të drejtat legjitime të pronarëve, ndërsa premton kundërshtimin me forcë dhe një reflektim sipas të cilit, së bashku me pronarët, ti japë zgjidhje problemit të pronave.
“Projektligji Rama për mos kompensimin e pronarëve është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i të drejtave legjitime të pronarëve. Ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës si dhe është në kundërshtim të plote me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Partia Demokratike do ta kundërshtoje deri në fund këtë projektligj. Ne jemi në krah të pronarëve. Së bashku me ta do të reflektojmë për zgjidhjet e drejta për problemet e pazgjidhura me pronat dhe pronarët”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në “Facebook”.












