Një video e publikuar nga “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore” në rrjetet sociale tregon një aksident në Durrës, ku një automjet ka përplasur dy kalimtarë një prej të cilëve fëmijë dhe më pas është larguar.
Në video duket qartë se këmbësorët janë duke ecur në vijat e bardha, por drejtuesi i automjetit i ka përplasur.
Pas publikimit të kësaj video, ka reaguar polica e Durrësit e cila bënë të ditur se ngjarja i ëprket datës 18 nëntor. Sipas policisë, femja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e ti, ka përfunduar në spital.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit është vetëdorëzua në polici.












