Plagoset dhe dërgohet në spital, pas një sulmi fizik, kreu i PD-së së Sarandës. Hariz Mema, ka mbetur i plagosur, pasi është goditur me doreza hekuri.
Burime nga policia lokale konfirmojnë ngjarjen dhe bëjnë të ditur se Hariz Mema është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur atë me doreza dhe më pas me shkelma dhe grushte.
Ende nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërsa Mema është transportuar me urgjencë për mjekim drejt spitalit të qytetit.
Forcat policore mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja dhe nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.












