“Pas falimentimit me të ardhurat, fshesa e partisë në dogana”, shkruan ish-kryemsitri Sali Berisha në “Facebook”.
Duke ju referuar edhe një denoncimi dixhital, Berisha denoncon shkarkimin e drejtuesve të Doganave dhe zëvendësimin e tyre me njerëz të partisë e të dënuar për kontrabandë. Pjesë e denoncimit të Berishës, është edhe kthimi i një urdhri të Edi Ramës nga Ilir Meta për një zëvendësdrejtore që u hoq dhe u rikthye sërish në të njëtin pozicion.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Pas falimentimit me të ardhurat, fshesa e partisë në dogana.
Qytetar dixhital informon:
-Drejtoresha e doganave pezullon të gjithë drejtorët e drejtorive dhe nëndrejtorët e përgjithshëm
-Vladimir Vladi i shkarkuar për korrupsion emërohet drejtor antikontrabande.
-Bshkëkryeministri Meta anulon urdhrin e Ramës dhe rikthen në detyrë zëvendësdrejtoren e përgjithshme Zj. Mirela Meko (LSI).
-Doganat në dorë të hajdutëve të Partisë. Fshesa e partisë largon të gjithë profesionistët e vërtet të doganave, kodit dhe procedurave doganore. Meë poshtë keni mesazhin e qytetarit dixhital. sb.
‘Doktor Berisha mirëmbrëma. Ndodhi ajo që pritej. Këtë pasdite drejtoresha e doganave pezulloi të gjithë drejtorët e drejtorive dhe nëndrejtorët e përgjithshëm, Zamir Shtylla, Edison Konomi dhe Artan Sulejmanin, të cilin e degedisi në Sarandë. Bëri përjashtim vetëm Mirela Meko, nëndrejtore e përgjithshme , shefe e departamentit teknik, të cilën e hoqi fillimisht, por duke qenë së është e LSI, mori urdhër dhe e ktheu prapë. Largoi nga puna disa drejtorë drejtorie, si Endri Pema, Ervina Domi, Griboz Lici (mik i drejtoreshës së tatimeve, e cila e bëri direkt drejtor auditi te tatimet). Gribozi (tepelenas) është personi që u akuzua nga inspektori i antikontrabandës 15 ditë më parë, që në rolin e drejtorit të antikontrabandës kishte bërë kontrabandë në Kakavije, por si mik i Saimir Tahirit, e hoqën formalisht nga drejtor antikontrabande në dogana dhe e çuan drejtor auditi në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve. Pezullimi dhe largimi i drejtorëve është bërë në kundërshtim të plote me ligjin, pasi fillimisht duhej të kalonin në komitetin disiplinor, ku merr pjesë dhe DAP-i dhe më pas, në bazë të shkeljeve të bëra mund të hiqeshin ose pezulloheshin. Interesante është fakti se drejtor antikontrabande në drejtorinë e doganave është vënë shoku i ngushte i ish-drejtorit Griboz Lici, Vladimir Vladi, i hequr për korrupsion nga dogana në vitin 2005. Por s`kemi pare gjë akoma. Në ditët në vazhdim do shkarkohen shefat e sektorëve dhe më pas edhe inspektorët e thjeshte. Rilindje. Me respekt E. G.’”.











