Kur Samuel Forrest nga Armenia dëgjoi të qarën e një fëmije nga dhoma e spitalit të gruas së tij, ai e dinte që jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë.
Jo vetëm do të bëhej baba, por shumë shpejt do të merrte disa lajme të papritura për djalin e tij të sapolindur.
“Pediatrja doli nga dhoma me një ‘mrekulli’ të vogël, që quhej Leo. Ajo ia kishte mbuluar fytyrën dhe autoritet e spitalit nuk më linin të shikoja as fëmijën as gruan time. Kur doktori doli jashtë, më tha se djali im kishte një problem serioz”, tha Forrest.
“Pasi ndoqa doktorin dhe infermieren në zyrë, ata më thanë se Leo vuante nga Sindroma Down. Kalova disa momente shokuese”, tha Forrest për ABC News.
“Kur e pashë Leon për herë të parë mendova, është kaq i bukur, kaq perfekt dhe absolutisht që do ta mbaj”.
Nga ana tjetër reagimi i bashkëshortes së Forrest ishte krejt i ndryshëm.
“Ajo më tha se nëse e mbaja fëmijën atëherë do kërkonte divorcin”.
Nëna e djalit, Ruzan Badalyan, tha për ABC News, se kishte refuzuar të bashkëpunonte për mbajtjen e fëmijës.
Një javë pas lindjes së djalit, mamaja e Leos dhe Forrest u divorcuan.
Pavarësisht paralajmërimeve të bashkëshortes, Forrest tha se për asnjë moment nuk e kishte menduar ta braktiste këtë fëmijë.












