“Takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin turk Taip Erdogan, është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në këndvështrimin e Berishës, mungesa e Flamurit Kombëtar në këtë takim, e cilësoi si mosnevojë të Edi Ramës për flamurin kombëtar, që sipas Berishës “flamuri i Nastradinit është gënjeshtra”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Të dashur miq, dje presidenti i Turqisë, Erdogan priti në Stamboll Edi Ramën. Në foton zyrtare të takimit mungonte flamuri shqiptar dhe në të dy anët ishte vetëm flamuri i Republikës së Turqisë. Ky fakt u komentua negativisht nga mediat shqiptare që e njohin dhe nuk e njohin protokollin e takimeve bilaterale. Disa nga mediat shkuan aq larg në komentet e tyre sa mungesën e flamurit shqiptar në takimin e presidentit Erdogan me Ramën e quajtën si një fyerje që ju bë Ramës.
Mendoj se ky është një pretendim absurd. Askush nuk duhet të harroje se në atë takim Rama me mashtrimet e tij të shumta ndërkombëtare në tërësi dhe ndaj Turqisë në veçanti, më shumë se kryeministër i Shqipërisë ngjason me një Nastradin shqiptar dhe si i tille flamuri i tij i vërtet është gënjeshtra. Kështu që atij flamuri kombëtar nuk i duhet gjë!”.












