azhoranca dhe opozita në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zbatimin e marrëveshjes politike të dhjetorit të vitit të shkuar miratuan dje, në parim projektligjin për dekriminalizimin. Ky projektligj trajton çështjen e ndalimit të zgjedhjes dhe ushtrimit të funksionit nga persona me rekorde kriminale. Ligji për dekriminalizimin vepron mbi të gjithë ata të emëruar e të zgjedhur në qeverisjen vendore dhe qendrore, deri në nivelet e ulëta të administratës publike, por edhe në shërbimin ushtarak e polici.
Ligji, ja cilët ndalohen për të kandiduar
Për personat e dënuar për krime të rënda, ndalimi për të kandiduar apo për t’u emëruar, sipas ligjit është i përjetshëm. Ndërkohë do ndalohen për të kandiduar, zgjedhur apo emëruar jo vetëm të dënuarit por edhe ata për të cilët vendet e BE-së apo SHBA, si dhe shtete me sisteme ligjore të sigurta, kanë lëshuar masa arresti, kërkohen ndërkombëtarisht apo janë dëbuar për krime. Gjithashtu ligji parashikon heqjen e së drejtës së votës për të dënuarit për krime të rënda gjatë kohës së burgut.
Mekanizimi që e bën të zbatueshëm ligjin është vetë-deklarimi, i cili kur rezulton i rremë përbën vepër penale.
Ligji vepron mbi të emëruar e të zgjedhur
Ligji për dekriminalizimin vepron mbi të gjithë ata të emëruar e të zgjedhur në qeverisjen vendore dhe qendrore, deri në nivelet e ulëta të administratës publike, por edhe në shërbimin ushtarak e polici.
Për personat e dënuar për krime të rënda, ndalimi për të kandiduar apo për tu emëruar, sipas ligjit është i përjetshëm.
Ndalohen për të kandiduar, zgjedhur apo emëruar jo vetëm të dënuarit por edhe ata për të cilët vendet e BE-së apo SHBA, si dhe shtete me sisteme ligjore të sigurta, kanë lëshuar masa arresti, kërkohen ndërkombëtarisht apo janë dëbuar për krime.
Hiqet e drejta e votës për të dënuarit për krime të rënda gjatë kohës së burgut.
Ligji do të këtë fuqi prapavepruese
Ligji do të këtë fuqi prapavepruese. Ndalimet e këtij ligji zbatohen ndaj të gjitha kategorive të zyrtarëve të cilët në momentin e hyrjes në fuqi, mbajnë një mandat apo një detyrë publike sipas përcaktimeve të këtij ligji nëse faktet apo rrethanat që përbëjnë kusht për zbatimin e këtij ligji kanë ndodhur përpara marrjes së funksionit publik.
Ligji ka instrument bazë shenjat e gishtërinjve
Ligji ka si instrument bazë shenjat e gishtërinjve. Prokuroria e Përgjithshme është organi që do të bëjë verifikimet, ndërkohë që organet e caktuara zbatojnë vendimin qe del si pasojë e verifikimit. Si dokument nuk mjafton vetëm dëshmia e penalitetit, por hetimet do të jenë brenda dhe jashtë vendit
Qytetarët kanë të drejtë të marrin nismën për verifikimi i të dhënave për një zyrtar të zgjedhur apo emëruar në administratë.











