Është grabitur nga dy persona të maskuar roja i një karburanti. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në lagjen Nr.4. pranë hyrjes Nr.2 në Portin e Durrës. Grabitësit i kanë marrë 12 000 lekë të reja, dhe janë larguar me një motor 5049 CC pa targa dhe pa parafango. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.












