“Isha duke ecur në bulevard së bashku me një mikun tim kur më qëlluan pabesisht me mjete të forta”, më tha në telefon nga spitali ku po kurohet miku dhe kolegu im, kryetari i PD Sarandë, Hariz Mema .
Në fakt qelbësirat që guxuan të qëllonin me mjete të forta mbi Harizin ose janë budallenj, ose janë kopilët e pushtetit që duan ti mbyllin gojën me frikë dhe terror opozitës !
Janë të tillë për dy arsye:
E para sepse një burrë si Harizi me një strukturë trupore të fortë, një njeri me dy pare mend në kokë nuk do të preferonte kurrsesi të kishte një sherr të hapur me këtë Lab Golemi sepse herët a vonë do ta gjente belaja në kushtet kur strukturat shtetërore stimulojnë dhunën ndaj të ndryshmit dhe të dobëtit, e për pasojë individi detyrohet të bëhet dalzotës !
Arsyeja e dytë që na bën të besojmë se janë kopilët e pushtetit ka të bëjë me faktin se Hariz Mema është kryetari i Opozitës lokale dhe si e tillë dhuna mbi të nuk mund të ushtrohet nga njerëz pa përkrahje dhe garancitë e mjaftueshme se “nuk do t’ju hyjë gjemb në këmbë” pas aktit barbar!
Më mirë për të gjithë mos me qenë arsyeja e dytë sepse prej saj marrim mesazhe të pashpresa se këtu mund të ketë ndonjëherë paqe midis të ndryshmëve dhe kundërshtarëve të pushtetit!
Gjithsesi, kushdo që të jenë autorët e çfarëdo motivi a qëllimi të kenë pasur me dhunën ndaj kolegut e mikut tonë një gjë është e sigurt:
Në këtë vend jeta e qytetarit është në rrezik permanent për aq kohë sa shoqëria, shteti (i ashtuquajtur i së drejtës) dhe politika do kenë këtë shkallë të paimagjinueshme kriminaliteti dhe korrupsioni!
Dekriminalizimi në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare është detyrim!
Të shkuara miku ynë Hariz!
Jemi me ty!
* Kryetar i degës së PD-së, Gjirokastër













