Kiri Hajdari, ka shprehur skepticizmin dhe mosbesimin e tij për garën e kreut të FRPD-së. Sipas një postimi të tij në “Facebook” kjo garë, në përfundim të saj rrezikon të ketë një emër fitues, por jo një kauz, ndaj ai apelon se ky model duhet të ndryshojë e zbutet sa më parë.
Mesazhi i plotë Kiri Hajdarit në “Facebook”
“Të dashur miq,
Prej ditësh duke ndjekur garën kreun e FRPD, jam në dilemën për të kuptuar se, është garë vetëm për të fituar sa më parë postin apo besimin se forumi duhet të ngrejë frymën e fitores së demokratëve.
Jam skeptik, më janë rritur dyshimet, por zgjedh ende të mos dal në një përfundim, por kam keqardhje të madhe, etjen për pushtet dhe për protagonizëm nga kandidatët… Ky model duhet të zbutet e të ndryshojë sa më shpejt, sepse në të kundërt asnjë fitues ose fituese pas votimeve nuk do të përfaqësoje e të ketë mbështetjen e të rinjve. Atëherë do të ketë vetëm një emër por jo kauz e frymëzim për të rinjtë e FRPD”.












