Është konfirmuar e vërteta fotove të publikuara pak orë më parë në rrjetet sociale që përhapën panik tek qytetarët, pasi në pamje të parë duken si pjesëtarë të ISIS-it. Policia konfirmoi se bëhej fjalë për një xhirim videoklipi muzikor.
Ronela Hajati këngëtarja shqiptare po xhironte videoklipin e saj muzikor, por nuk ka marrë më parë leje tek organet kompetente. Për këtë arsye, të gjithë pjesëmarrësit janë shoqëruar në Polici për të dhënë sqarime, pasi përhapën panik në publik. Ndaj tyre nuk do të ketë procedim penal.












