Foto Ilustruese
Prej më se dy orësh sistemi TIMS në pikën Kufitare të Muriqanit, është funksionit mbrëmjen e sotme, duke krijuar kushti një radhë të gjatë në të dyja anët e kufitar me Malin e Zi. Mësohet se probleme ka pasur në sportelin e palës shqiptare.
Gjatë kësaj kohe mosfunksionimi të sistemit TIMS, hyrje-daljet e personave po bëhen me lista manuale, të mbajtura nga ana e policisë.
Arben Frroku
Nuk është hera e parë që të tilla defekte paralizojnë për orë të tëra lëvizjen e qytetarëve që zgjedhin kalimin në këtë pikë kufitare. Jo vetëm kaq, por kjo pikë është e njohur, për faktin se në një rast, kur sistemi TIMS nuk funksiononte, diku pas zgjedhjeve lokale të 23 qershorit të këtij viti, u përzgjodh nga Arben Frroku, i akuzuari për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, për tu arratisur.
Pas kësaj, pyetja cinike që mund të bëhet sonte, lidhet me këtë fakt, pra “kush po arratiset…?”.











