Një anije peshkimi u mbyt kur ndodhej e ankoruar në kalatë, në portin e Durrësit. Anija “Dejvi”, mësohet të ketë pësuar një çarje si pasojë e përplasjes së peshkarexhave me njëra-tjetrën. Kjo e favorizuar edhe nga era e forte dhe deti i dallgëzuar çka ka sjelle fundosjen e saj.
Incidenti detar, u njoftua nga dispeçeria e portit të peshkimit. Në rrezik për shkak të kohës së keqe mbeten edhe 90 anije të tjera peshkimi, të cilët ndodhen të ankoruara në kalatë, në kushte të vështira dhe pa mundësi manovrimi në rast rreziku.











