Një avion i Turkish Airlines që ishte nisur nga Nju Jorku ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Halifaxit në Kanada pas një alarmi se ka një bombë brenda, ndërkohë që terminal i Aeroportit Gatëick të Londrës është evakuuar pasi një tjetër alarmi për bombë në ambientet e tij.
Avioni i linjës turke me 256 persona në bord u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin ndërkombëtar të Halifax në Kanadanë lindore.
Policia kanadeze thotë se kanë nisur hetimet për rastin, por nuk do të komentojnë mbi detajet e kërcënimit.
Policia e Kanadasë tha në Twitter se kërcënimi për bombë erdhi në orën 22:50 sipas kohës lokale (02:50 GMT). Avioni u ul në Halifax në orën 12:53 me kohën lokale.
Ndërkaq po sot në mëngjes Terminali në jug të Aeroportit Gatëick të Londrës është evakuuar pasi shpërtheu një alarm zjarri.
Ky është evakuimi i dytë i aeroportit pas atij gjatë javës së kaluar, kohë kur kishin ndodhur edhe sulmet në Paris.
Autoritetet e aeroportit kanë kërkuar falje për situatën në një postim në Tëitter, duke premtuar se gjërat do të sqarohen. Fillimisht u mendua se ishte alarm për bombë.
“Kërkojmë falje të gjithë atyre që iu desh të linin sallën e pritjes në Terminalin e Jugut. Kjo ishte për shkak të një alarmi zjarri. Shpresojmë të nisim punën së shpejti”, thuhej në postimin e aeroportit.
Të martën e kaluar, dy fluturime të Air France të nisur nga SHBA në Paris bënë ulje të detyruar për shkak të kërcënimeve për bombë.
Incidentet e shpeshta vijnë pas tensioneve të rritura një javë pas sulmeve në Paris që vranë 130 persona.











