Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk mbërriti mbrëmë në Tiranë ku është takuar me Kryeministrin e vendit Edi Rama. Pas përfundimit të takimit ai do të japë edhe një një konferencë shtypi.
Ndalesa në Tiranë është pjesë e një turi 24 orësh që Presidenti i Këshillit Europian do të ketë në Ballkan. Tusk nisi turin e vizitave të shtunën, ku fillimisht është takuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd. Pas konferences me Vuçiç, Tusk ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku u prit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.
Po të dielën, Tusk do të shkojë në Maqedoni ku do të takohet fillimisht me presidentin, Gjorge Ivanov dhe më pas me kryeministrin, Nikola Gruevski.
Në përgjithësi zyrtarët e lartë evropianë zgjedhin të vizitojnë vendet e Ballkanit përgjatë fundjavës.











