Një person humbi jetën në Shëngjin për shkak të motit të keq ndërs anjë tjetër në rradhimë të Vlorës humbi jetën pasi rrjedha e përroit e mori më vete.
Në zonën e Kunes, në Shëngjin, 49-vjeçari Viktor Gjergji, kishte dalë për të peshkuar prej orëve të para të mëngjesit. Por pasdite ai u gjet i pajetë në lagunë.
Në Radhimë të Vlorës, Luan Qarri, gjeti vdekjen nga rrëmbimi i ujit.
Në qytetin e Vlorës 8 familje u evakuuan gjatë natës. 3 persona u dërguan për ndihmë në spital.
Rruga për në Orikum kalohet me vështirësi për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Ndërsa në Fier, lumi Gjanica ka dalë sërish nga shtrati dhe ka përmbytur disa banesa. Situata është më kritike në lagjen 1 maji. Edhe në Sheq të Madh dhe Sheq të Vogël gjendja është rënduar.
Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer të shoqëruar me erë të fortë lanë pa energji elektrike Sukthin, Thumanën, Gjirin e Lalzit, Xhafzotajn, Spitallën, Dervenën, Borizanin dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës.











