Kryeterroristi Salah Abdeslam ndodhet ende në Bruksel sipas disa miqve të tij që kanë komunikuar me të në Skype. Ndonëse ai ndodhet në kërkim policor, terroristin që e kërkon gjithë Europa nuk e ka penguar ky fakt për të komunikuar në rrjetet sociale.
Ata kanë mësuar se ai fshihet ende në Bruksel dhe po tenton të shkojë në Siri. Shokët e Abdeslamit kanë njoftuar vëllanë e tij të madh dhe ky i fundit i ka thënë Policisë. “Unë besoj se ndodhet këtu në Bruksel dhe i bëj thirrje të dorëzohet”, tha Mohamedi.
Abdeslami konsiderohet si tradhtar nga ISIS-i, i cili me shumë mundësi do të hakmerret ndaj tij, pasi nuk e hodhi veten në erë.












