Presidenti i KE, Donald Tusk ka testuar sot gadishmërinë e Tiranës zyrtare lidhur me mundësinë që vendi të shërbejë si korridor për refugjatët sirianë, ndërkohë që kryeministri Rama deklaroi se do të jemi pjesë e cdo plani europian për tejkalimine krizës së refugjatëve”.
Presidenti i KE gjatë fjalës së tij para gazetarëve fill pas takimit me kryeministrin Rama tha se Ballkani perëndimor dhe gjithë Evropa po përballet me një sfidë të madhe atë të refugjatëve ndërsa la të kuptohet se ka marrë mbështetjen e Tiranës në rast nevoje për kalimin e refugjatëve. “Cmoj kontributin e Shqipërisë për të ndihmuar në menaxhimin e këtij procesi. Vendet e Ballkanit janë si një rrugë drejt Europës për refugjatët. BE do të ndihmojë vendet që të kontrollojnë kufijtë për të siguruar se procesi do të menaxhohet mirë” .
Edhe kryeministri Rama pranoi se një nga cëhstjet kryesore në takim ishte ajo e refugjatëve që vijnë nga vendet arabe të përfshirë në konfliktin e Sirisë. Rama tha se Shqipëria nuk është korridor për fluksin e refugjatëve, pro me dimrin por edhe për shkak të ndërveprimit të munguar mes vendeve Shqipëria mund të preket. “Qëndrimi ynë është se ne nuk jemi evrpoianë për ditë të mira por edhe në ditë të këqija. Dhe ndryshe për shumë evropianë që i largohen krizës ne do të jemi pjesë e cdo plani evropian për të zbutur efektet e kësaj krize”, tha ai.











