Policia e Korçës ka sekuestruar 30 700 kartëmonedhave euro false në kuadër të operacionit “Dorëzimi”.
Në pranga është vënë 28-vjeçari Gentian Oshafi. Eurot false u gjetën në një makinë tip Fiat, pranë fshatit Lozhan.
Dyshohet se paratë do të shërbenin si parapagesë për blerjen e një sasie lënde narkotike.












