Një grup që trafikonte drogë në linjën Shqiperi-Greqi-Europe Perendimore, u kap nga policia në Pire, Greqi.
Një shqiptar 40-vjec dhe dy greke 18 dhe 28-vjec ranë në pranga ndërkohë që është në kerkim nje grek 45-vjec.

Nga operacioni jane sekuestruar 210 kg 370 gram marijuane, 2 automjete, 1 kamion i transportit nderkombetar, 4 celulare, 215 euro. 40-vjecari ishte pergjegjes per transportin e droges nga kufiri greko-shqiptar deri ne Katerini, Greqi.

Dy greket e arrestuar ishin pergjegjes per magazinimin e droges ndersa 45-vjecari i kerkuar ishte pergjegjes per trafikimin e droges drejt Europes Perendimore me kamionin e transportit nderkombetar.












