Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit të moshuar 82-vjeçar, Novruz Likmetaj.
Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, i arrestuari është Skënder Krasniqi, 37 vjeçar. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka qenë personi që ka goditur me mjete të forta biznesmenin e moshuar, derisa ai ka gjetur vdekjen.











