• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GANI MEHMETAJ/T’i heqim emërtimet e pushtuesit-njolla të dhunës

admin by admin
3 April, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
GANI MEHMETAJ/T’i heqim emërtimet e pushtuesit-njolla të dhunës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njollat e pushtimit osman as pas njëqind e ca vjetësh nuk arritëm t’i heqim nga vetja. Emrat a mbiemrat me rrënjë arabe, iraniane e turke brezi i vjetër, deri diku edhe brezi i mesëm i mbanë kujtim të mizorisë. Mijëra veta i kanë ndryshuar emrat a mbiemrat oriental me emra shqip në gjendjen civile, por mijëra të tjerë nga neglizhenca, përtacia apo nga bezdia e ballafaqimit me administratën arrogante, të trashëguar nga ish-Jugosllavia, (që s’të kryen punë pa të nxjerrë nga binarët e baraspeshës shpirtërore), nuk e futen kokën në sportelin e komunës a të gjendjes civile. Nga kjo pasqyrë e emrave, e sidomos të mbiemrave, (pjesa dërmuese e emrave deri në dyzetë vjeçar janë shqiptarë), një i huaj mund të krijojë përshtypjen e gabuar se jemi zgjatim turk, iranian a arab, pavarësisht që flasim e shkruajmë shqip, pavarësisht që kemi kulturë e traditë krejtësisht të ndryshme nga pasardhësit e hordhive turke e mongole.

Njollat e pushtimit serb janë të pranishme në emërtimin e vendbanimeve, lumenjve, bjeshkëve, kodrave e qyteteve tona. Po i hodhe një sy hartës së Dardanisë e të territoreve etnike, po kalove nëpër vendbanime, të duket se je në territorin e Serbisë: pjesa më e madhe e vendbanimeve, lumenjve, kodrave e bjeshkëve ende kanë emra sllavë, apo më rrënjë sllave, pavarësisht që në tabela së pari shkruhen shqip, ndërsa tingëllojnë qesharake emrat sllav të “shqiptarizuar”.

Sa për turp e të shëmtuar duken në gjuhën shqipe emrat sllav të katundeve Muqivercë, Muqibabë, Gjylekar, Svinjarac (thark i derrave)! A nuk tingëllon qesharak emri sllav i Pejës (Peç), kinse sipas shpellave, kurse Peja s’ka asnjë shpellë për be, është qyteti më i rrafshët jo vetëm në Dardani, por në tërë Gadishullin Ilirik.

Shqiptarët e ngathët e mendërisht përtac nuk bënë asnjë përpjekje t’i heqin njollat e emrave e të emërtimeve të ish dhunuesve të tyre. Sa herë kaloj nëpër katunde, qytete, bjeshkë apo vendbanime të Dardanisë, turpërohem kur i lexoj apo i dëgjoj nga vendësit emrat sllavë të vendbanimeve, sepse emrat shqiptar ose i kanë harruar, ose nga inercia i thonë ashtu si ua imponoi pushtuesi.

Pushtuesi është futur thellë në rrashtën e tyre. Pushtuesi është futur edhe në rrashtën e zyrtarëve tanë. Ata nuk e bënë përpjekje që ta heqin këtë njollë turpi, t’i ndryshojnë emërtimet e dhunshme serbe, duke i kthyer emrat e origjinës shqiptare, sot kur nuk i kërcënon askush me jetë dhe nuk i dënon askush për nacionalizëm e irredentizëm. Të kapluar nga përtacia shpirtërore, të mbërthyer nga apatia, të kapur nga korrupsioni, askujt nuk i shkon ndër mend se kanë obligim t’i kthejnë emrat e vjetër shqiptarë të vendbanimeve.

Emërtimet sllave të katundeve, qyteteve, lumenjve, maleve, luginave, përrockave e përrojeve i bëri gjeografi serb Jovan Cvijq me dekret të shtetit të tyre me 1927. Emërtimet e moçme shqiptare popullata i harroi, sepse dikur i detyruan t’i harrojnë. Sot pa i detyruar askush i thonë emërtimet sllav, sipas një inercie të pashpjegueshme. Mezi i kujtohet ndonjërit si është quajtur më parë ky apo ai katund. Por Cvijiqi nuk i ndryshoi emërtimet e vendbanimeve me rrënjë turke a iraniane, i ndryshoi vetëm emetimet shqiptare.

Pushtuesi iku, emërtimet serbe mbetën. Si nuk u bë asnjë përpjekje që t’i heqim njollat e pushtimit, si nuk u materializua puna e komisioneve që do t’ia propozonin Kuvendit të Dardanisë emrat shqip të qyteteve, katundeve, maleve, luginave, kodrave, përroskave e përrojeve.

Pati një përpjekje euforike menjëherë pas luftës, por i pengoi administrata e UNIK-ut. Përpjekja ishte e flashkët, ndërsa UNMIK-u u bë vetëm shkas që të mos bëjnë asgjë. Kush i pengon sot të nisin procedurat e emërtimit shqip të vendbanimeve. Të huajt na marrin territor të Serbisë në emërtimet elektronike të google. com. Prandaj, s’kemi pse acarohemi kur në telefonat tonë, kur interesohemi për kohën Gjakova na del Gjakovica, Peja- Peç, Ferizaj –Uroshevac etj.

Ne edhe Kosovën e quajmë në emërtimin sllav, në vend të emërtimit të moçëm iliro-arbëror: Dardani. S’kemi pse brengosemi se si do t’i quajnë serbët. Asnjëherë nuk janë mërzitur austriakët pse sllovenët e quajnë Vjenën Dunaj, apo serbët e kroatët Beq.

Previous Post

Jamarbër Malltezi: Koka, 1.5 milionë për foto pemësh!

Next Post

BLENDI FEVZIU/Për cfarë biseduan Rama dhe Meta para 2 shisheve me verë

admin

admin

Next Post
BLENDI FEVZIU/Për cfarë biseduan Rama dhe Meta para 2 shisheve me verë

BLENDI FEVZIU/Për cfarë biseduan Rama dhe Meta para 2 shisheve me verë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.