Burgu i Bënçës, Tepelenë
Një tjetër drejtor burgu është shkarkuar. Mësohet se shkarkimi i firmosur dje nga ministri i drejtësisë, këtë herë është për drejtorin e burgut të Bënçës.
Burime nga Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, njoftojnë se dje është shkarkuar Drejtori i IEVP Tepelenë (Bënçë), Avni Sula. Sipas të njëjtave burime, mësohet se masa është dhënë pas inspektimit të kryer së fundmi në këtë institucion dhe shkeljeve në detyre të kryera nga ana e drejtorit Sula.
Pak ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkarkoi nga detyra, një tjetër drejtor, atë të burgut të Korçës, Laert Çeliku. Edhe shkarkimi i tij u bë pas një inspektimi të kryer në IEVP-në e Korçës, ku janë konstatuar disa shkelje.












