Ilir Beqaj e ka bërë fakt “premtimin” e tij për të paditur në gjykatë kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Prej datës 20 nëntor pranë gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës ka mbërritur padia e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa shorti për këtë gjykim, në bazë të nenit 119 të, “Fyerja” ka përzgjedhur edhe gjyqtarin Lazër Sallaku.
Më herët, Ilir Beqja ka vendosur dhe bërë publik edhe paralajmërimin e padisë për shpifje ndaj akuzës së kreut të opozitës, Lulzim Basha për grabitjen e 31 milionë eurove.
“Nëse Lulëzim Basha do të faktojë jo 31 milionë euro, po edhe 31 mijë lekë vjedhje në adresën time, unë do të tërhiqem nga aktiviteti publik, dhe do të shkoj përpara drejtësisë. Por në të kundërt, Lulëzim Basha do të duhet të përballet me ndëshkimin e merituar moral e civil, sepse sa për ndëshkimin politik, atë ai do ta marrë me siguri nga populli në zgjedhjet e ardhshme, njësoj siç e mori në referendumin e tij qesharak të 21 qershorit të shkuar”, shprehet disa ditë më parë Ilir Beqaj.











