Biznesi i madh është deklaruar kundër perjashtimit të biznesit të vogël nga tatimet.
Konfindustria, një nga organizatat më të mëdha të biznesit nëpërmjet një deklarate për shtyp ka kërkuar të shtyhet në kohë vendimi i qeverisë që favorizon biznesin e vogël. Konfindustria kerkon shtyerjen ne kohe, te propozimit pasi kjo masë mund të sjellë copetimin e bizneseve te medha per te kapur pragjet e mesiperme te perfitimeve fiskale si te ashtuquajtura biznese te “vogla”.
“Zbatimi i propozimit te ekzekutivit ne PF2016 do te krijonte konkurence te shtuar te pandershme ndermjet kategorive te bizneseve te ashtuquajtur te “medhenj” dhe te “vegjel” me pasoja deri falimentim per te paret”, thuhet në deklaratën e administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku.
Sipas tij goditja më e madhe do të jepej ne sektorin agroushqimor. “ Zbatimi i propozimit te ekzekutivit do ta linte Shqiperine ne nivelin e fermave te vogla dhe te shkeputuara, duke bllokuar krijimin e kompanive te medha me cikel te mbyllur nga prodhimi, grumbullimi, perpunimi, tregtimi”, thekson Konfindustria.











