Gjykata e Apelit në Korçë ka dhënë sot vendimin për Elton Bregun, autorin e vrasjes së një të riu në Pogradec, teksa luanin bilardo. Apeli e ka dënuar këtë të fundit me 18 vite burg, ndërsa ka liruar shtetasin Redi Kazerma, i akuzuar për ‘moskallëzim krimi’.
Vendimin e gjykatës nëna e Klementit e ka cilësuar jo të drejtë, për sa i përket lirimit të Redi Kazermës. Adelina Hoxhallari thotë se sistemi gjyqësor është i korruptuar.
“Gjykata e liroi unë do ta vras. Ai ishte organizatori i krimit”, ka thënë gruaja për Redi Kazermën, i cili fitoi lirinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershor të viti 2014 kur Klement Hoxhallari, i riu nga fshati Buçimas ishte duke luajtur bilardo me disa persona të tjerë në qendër të Pogradecit. Gjatë lojës ai ka pasur një zënkë me 35-vjeçarin Elton Bregu, e më pas debati është nxehur me sharje dhe ofendime derisa 35-vjeçari e ka qëlluar Klement Hoxhallarin me thikë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. I plagosur, 28-vjeçari ka ecur rreth 200 metra në drejtim të spitalit por askush nuk e ka ndihmuar dhe aty është rrëzuar duke humbur dhe jetën.
Për më shumë mundtë lexoni edhe …
Pogradec, manipulohet vrasja e të riut, denoncohen publikisht të implikuarit
/web/Pogradec_manipulohet_vrasja_e_te_riut_denoncohen_publikisht_te_implikuarit_8478_1.php











