Mark Frroku ka hequr dorë nga mandati u deputetit. Nëpërmjet një kërkese drejtuar Kuvendit ai thekson se po largohet nga parlamenti për shkak se ka 6 muaj që nuk merr pjesë në seanca, një kusht ky i parashikuar nga rregullorja eKuvendit.
Sipas avokatit të tij Frroku heq dorë nga mandati për të përmbushur rregulloren, thote news24.
Po ashtu Frroku ka tërhequr cështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese nëpërmjet së cilës kërkonte që ai të lejohej të ndiqte seancat parlamentare.
Mark Frroku është në burg për shkak të kërkesës së drejtësisë belge e cila ka kaërkuar arrestimin e tij me akuzën e pjesëmarrjes në një vrasje në Bruksel.
Frroku bëhet deputeti i dytë i majtë që largohet nga parlamenti ndërkohë që po diskutohte dhe votohet edhe ligji i dekriminalizimit në Parlament.
I dyti në listë pas Frrokut ëhstë Arben Frroku, i vëllai i cili po ashtu është i dëuar për vrasje dhe ia doli që të largohej nga Shqipëria.











