Largimi i Mark Frrokut nga Parlamenti sjell largimin automatik nga lista edhe të të vëllait Arben Frroku, i cili është i dyti në listen e Partise Kristiandemokrate te Shqiperise per qarkun e Shkodres.

Arben Frroku mund të largohet për shkak të ligjit që pritet të miratohet sot por edhe për shkak se ai nuk mund të vijë në Parlament pasi nëe identifikohet vendndodhja e tij ai dërgohet në burg.
Kështu që në parlament pritet të vijë një grua. Mirela Ferracaku e cila nëse nuk jep dorëheqje për tia kaluar mandatin personit në vendin e katërt, pas pak ditësh do të jetë në Parlament.












