Ne foto, rruga ne skajin me te larget te Valbones, tashme e ndertuar, por qe ne buxhetin e 2016 parashikohet te ndertohet
Pothuajse nuk do të ndërtohet ndonjë rrugë e re. Qeveria në buxhetin e vitit 2016 ka futur fjalën eficencë për disa rrugë që tashmë janë ndërtuar dhe duhet ndonjë ndërhyrje e vogël. Janë parashikuar 12 miliardë lekë ose gati 4 herë më pak fonde se në vitin 2013.

Grafiku i financimeve për rrugët në vitit 2013-2016
Megjithatë ministria e Transporteve ka bërë një listë rrugësh:
Vënien në eficiencë të rrugëve që lidhen me zonat turistike të vendit si:
Llogara – Sarandë, e ndërtuar,
Qafë Thanë – Lin – Pogradec – Tushemisht, pothuajse e ndërtuar,
B.Curri – Margegaj – Dragobi – Valbonë, e ndërtuar,
Rrugët e Gjinarit, Shishtavecit, ndërtim i ri i pjesshëm.
Vazhdimi i punimeve për rrugët:
Librazhd – Q.Studë – Ura e Çerenecit, Ersekë – Leskovik, në ndërtim,
By Pass-it Fier 22 km-në ndërtim,
By Pass-it Vlorë 29 km (financime BERZH & BEI dhe delegacioni i BE),
Qukës-Qafë Plloçë, në fillimet e ndërtimit
By Pass-i Rrogozhinës-i ri
Rruga e Arbërit , në ndërtim, me koncesion për segmentin rrugor prej 27 km
Ndërkohë Banka Botërore ka dhënë një hua për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore prej 65.9 milionë eurosh, në rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri. Kjo hua është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro.
Risi është përfshirja e “Studim i fizibilitetit të autostradës Adriatiko – Joniane”, (Grant, për vitin 2016, janë parashikuar 100 milion lekë).











