Ju doni emra zotërinj. Ne kemi thënë që 19 deputetë të maxhorancës janë me të shkuar penale. Unë shpresoj që të jemi të gabuar dhe kjo shifër të mos jetë kaq e madhe por sado të jetë është problem. Ju kërkoni emra konkretë dhe me të drejtë. Shihni emra konktretë. Në këtë sallë ka disa karrige bosh. Në këtë sallë nuk ka më deputetë që të vijnë e të votojnë sepse ndodhen në burg. Zotërinj që ndërprisni fjalën time, cilit grup parlamentar i kanë bërtitur këta deputetë që sot nuk janë në sallë sepse ndodhen në qeli? I përkasin opozitës apo maxhorancës?! Kush i solli këta? Pse i solli? Nuk besoj se doni përgjigje nga ana ime se kemi një vit e gjysëm që e japim. Por e japim ne me pohimet tona. Dhe janë faktet që janë zhvilluar pavarësisht neve të cilat na kanë dhënë të drejtë. Zotërinjtë e mbetur në sallë kërkojnë emra. Ti themi edhe disa emra. Përpara se të vijmë te disa raste konkrete shumë të njohura për publikun, illustrative përsa po them, do shtoja që dëgjova me vëmëndje pa u larguar shumë nga kjo sallë të gjitha diskutimet. Më shumë kërshëri fjalimet e deputetëve të maxhorancës për të cilët nuk besoj se ndodhen në një pozitë shumë komode, të cilët janë ndjerë dhe flas për deputetët normale e politikanë të karrierës pa pretendime për të qënë në fraksionin e ish bugaxhinjve në grupin parlamentar të PS, që në fakt këtë rast mund ta kishin shfrytëzuar për një kapërcim dhe ngritje morale. Nuk po e përdor fjalën katharsis që e ka aplikuar dikur në rrethana të tjera kryetari i asaj kohe i PS. Por do ishte mirë që në vend që vend që të filozofoni e akademizoni, të merrni referenca nga bota e afërt dhe e largët, nga kohërat e tashme dhe të shkuara, dhe te flisni për një plotësim ligjor, për diçka që duhet bërë, për diçka që u poq e duhet nxjerrë nga furra. Të kishit qënë më të qartë e pak më të direktë, pak më të konkrektë, pak më nominal, që si erdhën këtu dhe kush i solli dhe si i solli. Sepse nëse kemi ardhur tek një ligj që ata të maxhorancës e cilësojnë të jashtëzakonshëm, kemi ardhur se u krijua një situatë tërësisht e keqe dhe e jashtëzakonshme. Dhe për këtë ka përgjegjës. Një shoqëri moderne, një demokraci e avancuar dhe do të doja ta quaja edhe Shqipërinë të tillë, operon me parimin e përgjegjësisë individuale. Ka edhe përgjegjësi kolektive por për veprat e rastet konkrete që dëshmohet e dokumentohen si të tilla ka përgjegjësi individuale në radhe të parë. Cilatdo qofshin forumet vendimarrëse, nuk e degjova, me ndonjë përjashtim por edhe ai ishte pa emra, të gjithë të tjerët flasin me filozofime, akademizime, me shembuj nga interneti, ndërkohë që elefanti në dhomë siç është shprehja në anglisht, është këtu dhe na bën mu dhe nuk na lejon që të shikojmë gjërat normale të jetës, në jetën normale të vendit.
Meqë dikush në sallë më kërkoi emra. Armando Prenga për herë të dytë i PS, i njohur nga gazetat, nga të vetët, nga burime të ndryshme, për atë që në shtetin fqinjë quhet “svalixhamenti”, për identitete të shumëfishta. I kemi me të dëgjuar, ndoshta dalin prova dhe është e nevojshme ta theksoj. Por zotëria nuk është se u bë deputet mandiatin e parë dhe goditi me grusht një koleg të opozitës dhe normalisht një gryetar partia mund ta kishte çuar nga fundi i listët e në mos ta hiqte fare. Jo, avancoi në listë, ndoshta për këtë meritë sepse ky ishte kriteri moral dhe politik që u ndryshuar për promovimin e njerëzve brenda kësaj organizate politike. Sot është i lirë. Shtoi mbi bashkëqytetarët e vetë dy herë. Kur dëgjova vendimin e çuditshëm gjykatës, vrara mendjen neës Qamili nga Lushnja që gjithashtu u fut në burg si Armando Prenga so se kishte rrahur kolege, so se kishte shtënë mbi bashkëqytetarët e tij por se kishte lidhur korentin për qebabtoren e tij të vogël dhe do ishte akoma në burg po të ishte gjallë. Ai nuk i mbijetoi dot sfidës e vëshirësisë së situatës dhe vari veten në qeli. Ne nuk e dimë nëse do kishin të dy lirinë pavarësisht nga dallimi.
Normalisht çdo parti serioze, do kishte një minimum respekti për veten do përpiqej të evitonte jo personin në fjalë por personazhet e kësaj kategorie, e jo ti përfshinte e përkrahte dhe ti mundësonte bërjen e tyre deputetë. Por ta zëmë se i shpëtoi dhe kryetari nuk kishte informacion. Iu zunë veshët dhe pati këshilltarë të këqinj nuk e dimë. Por të dalim tek arsyeja pse janë këta njerëz. Pse me postin, autoritetin, prestigjin me mandatin e deputetit e përdorin për të përdorur gjëra si strehimi në azilin parlamentar në veturën, në limuzinë të një kryenakotrafikanti në ndjekje nga policia. Dhe policia që ndalet në portën e veturës parlamentare dhe me urdhër tërhiqet prapa. Dhe kjo denoncohet nga opozita por hesht ministry i Brendshëm, hesht kryeministri, për tu zbardhur më vonë që ishte e vërtetë pikë për pikë, 99 % siç u paraqit nga opozita. Heshtje absolute. Modeli i shfrytëzimit të postit politik për këtë veprimari kriminale. Pse nuk paska përgjegjëis në këtë vend, në këtë shoqëri? Patjetër që ka por ata që e kanë të parët, që e promovuan, dhe në vend që të merrni masa ata heshtën. Bënë të paqënin, relativizuan denoncimin e opozitës dhe akoma nuk u kishte shkuar në mendje ta kriminalizonin atë me nenin 55 që e sollën për raste të tilla. Doni më emra?! Po përmend vetëm karriget e lëna bosh në këtë sallë, të deputetëve të maxhorancës që kanë votuar qeverinë e rilindjes me në krye z Rama.
Arben Ndoka të paktën dha dorëheqjen, Edi nën presionin e amerikanëve dhe ky nën presionin e Edit. Njerëz normal janë këta dhe uroj që të mos bëjnë gjërat që kanë bërë deri në ditët e sotme. Uroj të mos i bëjë të shoqes atë që i ka bërë kunatës dje. Dhe ky do ishte proces normal por nuk vepron kështu sepse edhe në të tilla raste shkohet për ti çuar dhe promovuar me gjera ku duhet përfituar. Dhe prandaj gjithë kjo seancë dhe ky diskutim sepse në vende si Shqipëria, zbatimi i ligjit është sfida e vërtetë. Shumë më tepër se zbatimi i ligjit. Dhe kemi qendrimin e z Rama që ka thënë një copë letër e firmos nga Genc Pollo, por ishte ajo marrëveshje që ai e votoi ditën tjetër në dhjetor të vitit të kaluar. E refuzoi në Maj propozimin që në thelb nuk e ndryshonte. E refuzoi dhe mund ta kishte votuar fare mirë dhe mund ti shkonte benefiti që ai do të ishte për një parlament normal. Patën provën e fundit në politikë, që ishte garancia e zbatimit të ligjit. Kavajën dhe Krujën mund ta tërhiqte se nuk bëhej qameti. Nuk kishte pse të kandidonte njerës që u kishte ardhur fotografia nga policitë e botës. Ia tha opozita, ia tha opinion publik, ia tha edhe bota në formë direct në vetë në parë dhe nuk i tërhoqi. E fundit, është çështja e dënimit për herë të dytë që n aka tërhequr vëmëndjen. Kam dëgjuar z Rama dhe ministrin e tij të brendshëm, por jo deputetët apo ministra të tjerë, se këta përsona, që unë përmenda 3 emra se mund të kisha përmendur 7 ose 9, që ne po i dënojmë për herë të dytë. Imagjinoni se çfarë mendojnë këta zotërinjtë. Të largosh nga Kuvendi atë që strehoi kryetrafikantin, që të largogosh atë që qëlloi mbi peshkatarët, këta e cilësojnë si dënim për herë të dytë.
*Pjesë nga fjala në Parlament përgjatë debatit lidhur me ligjin për dekriminalizimin











