Meqënëse socialistët nuk kanë tjetër specialistë për ekonominë në grupin parlamentar vec Erjon braces i bie që mesazhin për tek Sokol Balla ta ketë nisë pikërisht ai. Nëse nuk eka nisur erjoni atëherë e ka nisur Cani kundër Ahmetajt ose Ahmetaj kundër Canit.
Gazetari Sokol Balla zbuloi sonte para emisionit të tij Top Story se një deputet socilaist i ka dërguar disa të dhëna bashkë me komentin se ekonomia është në rënie të lirë, të cilin e botoi te Javaneës.al.
“Ekonomia shqiptare po vuan nga një rritje ekonomike anemike dhe nën potencial (2,5% ne 3 mujorin e dyte). Ndërkohë papunësia qëndron në nivele ende të larta (shifra zyrtare 17,4%).
Konsumi ka një rënie prej 3,1% vetëm në 3 mujorin e dytë, ndërsa ekportet kanë një rënie prej rreth 4% për 9 mujorin e këtij viti.
Gjithashtu edhe importet në periudhën janar-shtator kanë rënë me rreth 1,5%, ku vetëm në shtator ka një rënie prej 7%, gjë që konfirmon frenimin e kërkesës së brendshme për konsum dhe investime.
Të ardhurat buxhetore janë të paktën 55 milion euro më pak se sa plani i rishikuar në mes të vitit aktual. Paraja në qarkullim sipas BSH është tkurrur si dhe stoku i kredisë është me rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014”.
Balla thekson se: “Kjo është vetëm një pjesë e shqetësimeve, që edhe deputetë të maxhorancës, përtej axhendës “Cipras” të Blushit, tashmë kanë filluar të ndjejnë dhe shprehin, haptaz apo gjysëm haptaz. Pse? Sepse tashmë zgjedhjet nuk janë më larg”.











